Letër Kryeministrit – Ndreca informon Ramën për shkeljet e Ministres së Arsimit

Pas përplasjes me Ministren teknike të Arsimit, Sekretari i Përgjithshëm i MAS Plarent Ndreca i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, ku e informon me shkeljet sipas tij të Ministres Mirela Karabina.

Përplasja mes Ministres së Arsimit Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Plarent Ndreca, është përshkallëzuar pasi ky i fundit vijon të ushtrojë detyrën pavarësisht kërkesës së Ministres për pezullim.

Në një deklaratë për mediat gjatë ditës së djeshme, Karabina akuzoi Ndrecën se futet në ambientet e Ministrisë i shoqëruar nga njerëz të armatosur duke firmosur madje dhe tendera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Ndreca sqaron se kërkesa e Ministres për pezullimin e tij është nul, pasi është refuzuar nga DAP dhe ai vazhdon të ushtrojë detyrën e caktuar në bazë të ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Karabina ka kërkuar pezullimin e Ndrecës nën pretendimin se ndaj tij ka një kallëzim penal për dëmtim të maturës shtetërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?