Lëvizja ”Besa” tërheq ministrat për të rrëzuar qeverinë

Vijojnë përpjekjet e opozitës në Maqedoni të Veriut për rrëzimin e qeverisë. Lëvizja “Besa”, që tashmë i është bashkuar grupimit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ka tërhequr anëtarët e saj nga qeveria.

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, bashkë me dy zëvendësministra të tjera dhanë dorëheqjen nga postet e tyre. Tani mbetet e paqartë situata me mazhorancën parlamentare, teksa duket se asnjëra palë nuk formon shumicën.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se deputeti Kastriot Rexhepi është paraqitur në polici dhe ka mohuar raportimin për zhdukjen e tij. Ligjvënësi i Lëvizjes “Besa” thotë ishte strehuar vullnetarisht tek një miku i tij, për t’u mbrojtur nga trysnia e madhe që solli seanca për rrëzimin e qeverisë.

SHKARKO APP