Lëvizte me kallashnikov në makinë, kapet 55-vjeçari në Tiranë. Momenti i arrestimit (Video)
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, në afërsi të mbikalimit të Kamzës, shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin tip “Ford”, që drejtohej nga Ramazan Tanushi.
Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Kallashnikov dhe një krehër.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit luftarak”.


