Lezha e disa komuna në Korçë, Devoll e Mat pa energji elektrike

Edhe pse OSHEE është angazhuar me punonjës në terren me qëllim që asnjë shqiptari të mos i mungojë energjia elektrike në ndërrimin e viteve, nga Lezha vjen një situatë krejt tjetër.

Burime të News 24 atje bëjnë me dije se i gjithë qyteti dhe rrethinat e tij vuajnë prej 24 orësh mungesën e energjisë elektrike.

Ndërsa situata paraqitet më e rëndë për disa komuna në Korçë, të cilat vuajnë prej 4 ditësh mungesën e energjisë elektrike. Pa energji janë Shtylla, Vithkuqi, Leshnja. Po kështu në Devoll, 4 ditë pa energji është Babani, Hoçishti, Mirasi.

E njejta situatë paraqitet edhe në zonën e Martaneshit, në Mat. Aty mungon energjia elektrike prej 5 ditësh.

SHKARKO APP