Lezha me një deputet të ri “kaubojs” dhe emigrant

 

 

Lezha prapë me deputet tjetër. Pas dorëheqjes së Arben Ndokës vjen tjetri në listën e PS-së. Eduard Ndocaj, i njohur edhe me nofkën "kaubojsi i Lezhës", tashmë është në prag të betimit si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Këshilli i Mandateve, i cili u mblodh mbrëmë për të shqyrtuar mandatin e deputetit të burgosur kristiandemokrat, Mark Frroku, ka votuar gjithashtu duke miratuar heqjen e mandatit të deputetit socialist, Arben Ndoka, i cili e dorëzoi mandatin para një muaji pas akuzave për përfshirje në trafik prostitucioni në Itali.

Pasi ky vendim i Këshillit të Mandateve të votohet në Kuvend, në vend të Ndokës pritet të marrë mandatin, Eduard Ndocaj, i cili do të rreshtohet në grupin socialist. Ndocaj ka patur një histori konflikti me kreun e PS, Rama pavarësisht se është kandiduar nga PS, por mesa duket kryeministri nuk ka shumë alternativa ka lista që ka hartuar vetë dhe tani i mbetet vetëm të thartohet duke shijuar gjellën e gatuar prej tij.

Rreth një muaj më parë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Ndocaj kishte paralajmëruar se do ishte deputeti i ri socialist i Kuvendit.

“Respektoj vendimin e Arben Ndokës që heq dorë nga imuniteti. Ai është një vendim personal i tij ku ka dhënë edhe arsyet. Sipas radhës e sipas Kodit Zgjedhor më takon mua të jem deputeti i ri e përfaqësuesi e lezhjanëve deri në fund të kësaj legjislature. Pres në ditët në vazhdim të më bëjë kërkesë Komisioni i imuniteteve për të bërë betimin. Nuk ka me kohë për të humbur. Jam i pari deputet që pas 100 vitesh vij e përfaqësoj zërin e emigrantëve. Kam ikur 14 vjeç nga Shqipëri drejt Europës e sot pas shumë vitesh rikthehem për t’u ulur në Parlament. Do të jem një zë i fuqishëm për ta. Do të loboj për votën e emigrantëve”, shkruante Ndocaj.

Eduard Ndocaj njihet për tonin hokatar e njeri shpirtmadh në zonën e Lezhës, si një njeri që ka ndihmuar emigrantët jashtë, e si kontribues në miliona lekë për PS-në në fushatë.

Ka punuar me PDK-në e Nard Ndokës dhe mbetet një mik i mirë i demokristianëve, ndonëse tani është zyrtarisht në listën e PS-së. Për t'u zyrtarizuar si deputet duhet patjetër një leje nga Edi Rama. Para disa muajve e pati sulmuar Ramën dhe mundet që kryeministri të ndikojë në KQZ. Por nuk dihet reagimi i "kaubojs"-it që nuk ia përton për debat edhe me Kryeministrin, nëse ai e heq nga lista për deputet.

 

Eduart Ndocaj sot shkruan në Facebook:

Sot, nje vit me pare ne Milano u nenshkrua marreveshja mes Frontit Demokristian Shqiptar (FDSH) dhe Partise Demokristiane Shqiptare (PDK). Marreveshja u nenshkrua nga kryetar respektiv z. Eduart Ndocaj dhe z. Nard Ndoka. 
Marreveshja e pare mes demokristianeve qe funksionoje me te vertete, sepse ajo nuk u ngrite mbi egoizma personale apo interesa personale, por mbi idealet demokristiane

SHKARKO APP