Lezhe, i marrin zjarr rrobat teksa po ngrohej, humb jetën 82 vjeçarja

Një 82 vjeçare ka gjetur vdekjen pasi u dogj teksa ishte duke u ngrohur në sobë me dru. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Kallmet të Lezhës.

Sipas informacioneve që ka siguruar  Ora News, 82 vjeçarja Lula Pjetrit i morën rrobat zjarr dhe në atë moment nuk kishete njeri në shtëpi.

E moshuara u nis menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë, por ka gjetur vdekjen, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë djegies së shkallës së lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?