Lezhë, romët në protestë: Kemi ditë pa energji, nuk kemi para ta paguajmë

Romët kanë protestuar sot para bashkisë së këtij qyteti për mungesën e energjisë elektrike.

“Energjia mungon prej disa ditësh. Nuk kemi asnjë mundësi të paguajmë, nuk kemi të ardhura. Ne jetojmë duke mbledhur kanaçe. Për më tepër, zyrat e OSHEE-s në Lezhë nuk funksionojnë,” – thanë disa prej tyre.

Protesta e romëve në Lezhë është një prej atyre që po zhvillohen këto ditë nga debitorë të energjisë elektrike në zona të ndryshme të vendit, të cilët OSHEE i ka ndëshkuar me ndërprerjen e energjisë elektrike pas refuzimit për të bërë marrëveshje për pagesat.

SHKARKO APP