Lezhë, sekuestrohen 167 kilogram drogë, policia prangos 40-vjeçarin

Policia ka prangosur poseduesin e 167 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në Lezhë.

Sipas policisë, lënda narkotike është gjetur në ambientet e shtëpisë së Marko Tushajt 40-vjeç nga Mirdita, që u sekuestruan pas informacioneve që efektivët e policisë kishin marrë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe sekuestrua droga dhe tashmë 40-vjeçari është prangosur nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia

Swiss Digital Mobile Reklama

Me datë 28.09.2016, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Marko Tushaj, 40 vjeç, banues në Mirditë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale rreth 167 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?