Librazhd, makina me 5 fëmijë brenda, del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Në aksin e rrugës rurale Mirakë -Polis Vilan një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:10 minuta.

Burime jo zyrtare bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën në fshatin Polis Vilan të Njësisë Administrative Polis i Bashkisë Librazhd. Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se automjeti pasi ka dalë jashtë rruga, është rrokullisur dhjetëra metra dhe ka përfunduar në humnerë.

Dyshohet se në automjetin e përfshirë në aksident po udhëtonin të paktën katër persona së bashku me drejtuesin .Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë rrugore, dy autoambulanca me staf mjekësor dhe një grup shërbimi  i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Në makinën e përfshirë në aksident në Polis Vilan edhe 7 fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë një burim i besueshëm nga vendngjarja konfirmoi se fatmirësisht  gjendja e personave të aksidentuar konstatohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se banorë të lagjes ku ka ndodhur aksidenti, i kanë nxjerrë nga makina të aksidentuarit dhe do transportohen për mjekim në spital. Paraprakisht thuhet se gjatë ecjes, automjeti i aksidentit është përplasur me një furgon dhe  ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në humnerë. Personat që u aksidentuan janë banorë të Polisit të Librazhdit dhe sipas informacioneve paraprake kishin organizuar me një grup shokësh piknik për të kaluar fundjavën në mal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?