Lideri i Hezbollahut: Ekstremistët islamikë e kanë dëmtuar Islamin më shumë se karikaturat

Lideri i grupit libanez, Hezbollah, thotë se islamikët ekstremistë e kanë fyer Islamin dhe Profetin Muhamed më shumë se ata që publikuan karikatura që vinin në lojë fenë islame. Sheiku Hassan Nasrallah nuk iu referua direkt sulmeve në redaksinë e Chalie Hebdo, ku mbetën të vrarë 12 persona, por ai tha se ekstremistët islamikë që u presin kokat njerëzve -një referencë kjo për ISIS në Irak e Siri, -e kanë dëmtuar Islamin më shumë se kushdo tjetër në histori.

Nasrallah u foli të premten besimtarëve të mbledhur në Bejrut, me anë të një mesazhi video. Grupi shiit i Nasrallahut po lufton në Siri në krah të presidentit Bashar Al Assad. Deklaratat e tij janë në kontrast me ato të grupeve suni nga ISIS apo Al -Kaeda, të cilët kanë bërë thirrje për sulme në vendet perëndimore.

SHKARKO APP