Lideri i Hezbollahut: Ekstremistët islamikë kanë fyer Profetin më shumë se karikaturat

Lideri i Hezbollahut shiit libanez, Hasan Nasrallah theksoi sot se ekstremistët islamikë që luftojnë në botë e dëmtojnë më shumë Islamin, se karikaturat satirike të profetit Muhamed.

“Në këtë moment, është më shumë se kurrë e nevojshme të flasim për profetin, për shkak të sjelljes të disa grupeve terroriste që përfaqësohen me islamin. Përmes akteve të tyre të ekstreme, të dhunshme dhe çnjerëzore, këto grupe rrezikojnë profetin dhe myslimanët më shumë se armiqtë e tyre, më shumë se librat, filmat dhe karikaturat që fyejnë profetin.”, theksoi Hassan Nasrallah, partia shiite e të cilit lufton lëvizjet xhihadiste sunite në Siri, përkrah regjimit të Bachar al-Assad.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah as nuk e përmendi dhe as nuk e dënoi sulmin kundër revistës “Charlie Hebdo” nga dy xhihadistët e dyshuar, ku si pasojë humbën jetën 12 persona.

SHKARKO APP