Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, mbledh 700 skuadra nga 61 bashkitë në “Air Albania”

Qindra të rinj e të reja u mblodhën ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ për të festuar së bashku krijimin e 700 ekipeve sportive në 61 bashkitë e vendit. Projekti ‘Ekipet Sportive në Shkolla’ synon të nxisë të rinjtë të shkojnë drejt sportit, si edhe të promovojë kulturën sportive për një jetë të shëndetshme.

“Stadiumi “Air Albania” – Ngjarja më e bukur sportive e vitit, me prezantimin e 700 ekipeve sportive të shkollave nga e gjithë Shqipëria”- shkroi Edi Rama.

Ndërkohë kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, ish-deputeti i PS, Fidel Ylli ka përshendetur të gjithë të pranishmit në stadium me 700 skuadra shkollash nga 61 bashki të vendit të mbështetura prej Qeverisë Shqiptare, nën kujdesin e Komitetit Olimpik Shqiptar, të cilët kanë mbushur shkallët e stadiumit.

Fidel Ylli, një pasionant sporti, ka organizuar dhe investuar për komitetin olimpik për të futur sportin në çdo shkollë. Një gjë e bukur pasi sporti bashkon çdo njeri.

Në stadium ndodhet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili provoi veten të luante në mëngjes te palestra e gjimnazit “Sami Frasheri”, por që u mundua të bënte kosh me tre pikë.

Në foto: Erion Veliaj sot te gjimnazi Sami Frasheri duke u stërmunduar për një trepikësh

Në foto: Njeriu që bën kosh tre pikësh!

SHKARKO APP