Lideri i Opozitës tek banorët e përmbytur (foto)

 

Lideri i Opozites Lulzim Basha ka nisur kete tekst ne Facebook:"Ne fshatrat Fitore dhe Bishan ku gjendja vazhdon te jete dramatike. Permbytja nuk ka kursyer askend. Por banoret thone se edhe nje shperndarje buke para dy ditesh eshte bere me mik e me pikatore. 
Demet jane te medha dhe njerezit te sfilitur. Fale ndihmave vullnetare dega e PD Vlore ka shperndare disa qindra pako ushqimore dhe cizme. Mirenjohje te gjithe atyre qe kane ndihmuar. Nevojat jane shume te medha ndaj ju bej thirrje kujtdo qe ka mundesi te ndihmoje banoret e zonave te permbytura. 
Por njerezit pyesin ku eshte shteti. Kryeministri duhet te shpalle gjendjen e emergjences. Eshte detyrimi i tij ligjor. Shperfillja dhe braktisja e njerezve ne emergjence eshte e rende per kedo, kriminale per ata qe kane pergjegjesine e qeverisjes"

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?