Ligji antishpifje, Presidenti Meta: Kuvendi nuk ka reflektuar, duhet ta rishikojë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i kërkoi sot Kuvendit që të rishikojë ligjin antishpifje, të cilin po synon ta risjellë për votim në seancë.

Kreu i Shtetit shprehet se për disa ligje që ai i ka kthyer për rishqyrtim, Kuvendi nuk ka reflektuar. Më tej Presidenti shton se se është alarmante që një ligj i tillë po kalohet para një fushate elektorale, ndërkohë që një qeveri ka detyrim të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Gjatë kësaj periudhe, dua të theksoj se kam kthyer për rishqyrtim ligjin për shtetësinë, për pronat e paluajshtme, elementë antikushtetues, që cenojnë rëndë pasurinë publike dhe kompetencat e Prsidentit.

Për fat të keq Kuvendi nuk ka reflektuar dhe këtë e tregoi në Komisione. Uroj që për pronat e paluajtshme të rishikojë nismën sipas arsyeve të rikthimit. Edhe për mediat audio-vizive sipas dekretit të rikthimit në Kuvend që ishte në përputhje me opinionin e Venecias.

Thirrja e djeshme e raporterit drejtuar qeverisë, është kambanë që duhet dëgjuar mirë. Mazhoranca ka detyrimin për të krijuar ambientin për të gjithë aktorët. Siç ka dhe detyrimin për zgjedhje të lira e të ndershme siç e rekomandon OSBE”- deklaroi Presidenti Meta.

SHKARKO APP