Lirimi i Lul Berishës, Prokuroria e Durrësit: Gjyqtarët shpërdoruan detyrën
Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ia ka kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës hetimin e nisur kryesisht per “lirimin me kusht” të të dënuarit Lulezim Berisha.
Nga veprimet e deritanishme hetimore, Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime te arsyeshme se lirimi i të dënuarit ka ardhur si rezultat i “shpërdorimit të detyrës” së disa gjyqtarëve të Durresit, të cilët kanë shqyrtuar kërkesat për ulje dënimi të të dënuarit, në kohë të ndryshme, kryesisht gjate dy viteve të fundit.
Prokuroria e Durrësit vlerëson se hetimi duhet të shtrihet edhe në vendimmarrjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Durresit.
Për këtë arsye, duke pasur ndalim ligjor që të zhvilloje hetime mbi gjyqtaret e te njejtit rreth, Prokuroria Durrës shpalli moskompetencen dhe i percolli aktet e deritanishme per hetim te metejshem ne Prokurorine e Tiranes.

