Lirohet edhe një tjetër nga grupi i kokainës

Lirohet shtetasi Fatmir Hoxha, që u arrestua nga policia në operacionin e drogës që u zhvilluar në Fushë-Labinot të Elbasanit. Prokuroria shprehet se nuk ka prova që e implikojnë këtë shtetas në rrjetin e drogës.

Ditën e djeshme gjithashtu u lirua Egest Dankësi, një tjetër i arrestuar në këtë operacion, pasi nuk kishte prova që e inkriminonin në trafikun e kokainës. Deri tani janë 9 shtetas të arrestuar nga policia, mes tyre edhe 2 kolumbianë, të cilët janë të implikuar në trafikun e drogës.

SHKARKO APP