Llakatundi një hambar droge, u sekuestruan mbi 15 ton kanabis

Policia e Shtetit ka bërë të ditur sasinë e kanabisiot të kapur në fshatin Llakatund të Vlorës.

Peshimi i lëndës narkotike përfundoi ditën e djeshme (14 korrik 2017) dhe sipas njoftimit zyrtar gjatë gjitrhë operacionit ëhstë sekuestruar 15 ton e 162 kg lëndë narkotike.

Policia thotë se janë sekuestruar dhe 5 armë zjarri kallashnikov si dhe 3 presa që presonin lëndën narkotike, vaj hashashi, sita e përbërës kimikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni startoi më datë 13.07.2017, nga Policia e Vlorës mbështetur nga FNSH-ja e Fierit, Specialistët e SHÇBA-së dhe Prokuroria e Vlorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kontrollit të tre banesave në fshatin Drithas u gjetën dhe sekuestruan 14 ton e 466 kg kanabis në formë boçesh dhe çokollate.

Janë asgjësuar rreth 270 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë 9 shtetas, ndër këta 2 punonjës policie dhe 1 kryeplak fshati.

Në këtë operacion masiv kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie.

Ndërkohë të premten (14.07.2017), në vijim të operacionit masiv antidrogë në Llakatund, u gjet  tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas, e cila pas peshimit rezultoi prej rreth 696 kg kanabis.

Forcave mbështetëse të policisë u është shtuar edhe asistimi i qenit antidrogë, i specializuar për konstatimin e lëndës narkotike.

Vazhdojnë veprimet e mëtejshme të transportimit të lëndës narkotike drejt ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?