Loja e sherbimit serb me fotot nudo të presidentes së re kroate (FOTO)

Të premten gazeta serbe “Informer” nxorri për herë të parë lajmin se presidentja e sapozgjedhur e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, teksa shërbente në Bruksel pranë NATO-s, kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me një pjesëtar të Shërbimit Sekret Serb. Ky lajm alarmoi opinion publik në Kroaci dhe vuri në lëvizje shërbimin sekret të atij vendi. Ja cfarë shkruan gazeta serbe:

“Presidentja nuk e dinte se kush është i dashuri i saj. Ajo mendonte se ai merrej me pasuri të patundshme dhe se ishte trashëgimtar i një tregtari të pasur të Beogradit. Kolinda me të ishte për disa muaj në lidhje jashtëmartesore. Ata u takuan në apartamente private në Bruksel, që ka të ngjarë të jenë mbuluar nga kamerat! Dyshohet se presidentja është xhiruar në poza eksplicite. Lidhjet tona nga shërbimi serb thonë se xhirimet janë arkivuar dhe se pritet momenti që ato të dalin në publik”,- shkruan gazeta Informer.  Ndërsa në numrin e sotëm gazeta publikoi në faqen e parë fotot që ajo pretendon se janë të presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.

Çfarë del ne realitet?

Nëse do të kishte diçka të vërtetë në këtë histori që gazeta serbe po trajton ditët e fundit, ky do të ishte një skandal që do të trondiste jo vetëm Kroacinë, por edhe NATO-n, aty ku Kolinda Grabar Kitaroviç ka shërbyer. Lidhja e saj jashtëmartesore me një agjent serb, kompromentonte shumë rëndë informacionet sekrete që qarkullojnë brenda aleancës. Në këtë kontekst, lajmi i dhënë nga “Informer” do të gjente pasqyrim jo vetëm në mediat e tjera serbe e kroate, por edhe në mediat ndërkombëtare, pasi bëhet fjalë për kreun e shtetit të një vendi anëtar të NATO-s dhe BE-së. Por në fakt nuk ka gjetur pasqyrim askund. Mesohet se mediat serbe, “Blic”, “Tanjug”, “Kurir”, “Danas” etj dhe nuk ishte askund një lajm i tillë. As në mediat kroate nuk pasqyrohej lajmi, ndërsa mediat ndërkombëtare artikujt e fundit që shkruanin rreth Kolinda Grabar Kitaroviç, i kishin vetëm për zgjedhjen e saj në krye të shtetit kroat.

Si e “hëngrën serbët” lojën e shërbimeve të tyre sekrete

“Skandali” i zbuluar nga gazeta serbe “Informer” ngjan të jetë një sajesë e shpifur e tyre ose një sajesë e Shërbimit Sekret Serb që është tallur me gazetën. E vëreta është se fotot e servirura si të presidentes kroate, janë fotot e një aktoreje të pornografisë. Pikërisht aktorja Diamond Foxx. Nga një video e saj porno, janë shkëputur edhe fotot që gazeta pretendon se i përkisnin presidentes Kolinda Grabar Kitaroviç. Cmenduaria serbe nuk mbaron me kaq. Disa media kanë intervistuar komentatorin ushtarak Miroslav Lazanski, i cili njihet për “analizat” e tij gjatë viteve 90’të kundër shqiptarëve, si një dashnor potencial të Presidentes kroate. Lazanski përshkruhet si një “playboy” i cili ka ka qenë i gatshëm të flasë për “aferën” e Presidentes së Kroacisë. Por ai ka thënë se nuk janë njohur asnjëherë me Grabar-Kitarovic.

Pse ky montim i shpifur serb?

Mediat serbe njihen për mungesën e profesionalizmit, sidomos kur vjen fjala për ngjarje që kanë lidhje me shqiptarët dhe kroatët. Mbi etikën dhe të vërtetën, mbi gazetarët serb prevalon urrejtja patologjike ndaj fqinjëve. Edhe ne shqiptarët i kemi të freskëta raportimet skandaloze të mediave serbe pas asaj që ndodhi në Beograd në ndeshjen Serbi- Shqipëri. Irritimi serb me presidenten e sapozgjedhur të Kroacisë, ndoshta ka ardhur edhe nga fakti se në një intervistë ajo ka thënë që Kosova e pavarur është një realitet që duhet të njihet nga Serbia

SHKARKO APP