Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Londra: Deklarata e Elon Musk provokim “dhune e intimidimi”

Londra: Deklarata e Elon Musk provokim “dhune e intimidimi”

Aktualitet
E martë, 16 Shtator 2025 13:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria britanike kritikoi ashpër fjalimin e Elon Maskut përmes video-konferencës në demostratën e madhe të të djathtëve në Londër: Deklaratat e Musk “të rrezikshme dhe nxitëse”.

Qeveria britanike i ka kritikuar ashpër deklaratat e miliarderit nga SHBA-ja dhe shefit të Teslas Elon Musk gjatë demonstratës së populistëve të djathtë në fundjavë në Londër kundër migracionit ilegal.

Kryeministri Keir Starmer i quajti deklaratat e Elon Musk-ut si të rrezikshme, por megjithatë ai refuzoi sanksionet ndaj miliarderit. Starmer shkruajti në platformën X: “Britania e Madhe është një komb, që krenohet për tolerancën, diversitetin dhe respektin.” Protesta paqësore është “një bërthamë e vlerave të vendit tonë”.

“Gjuhë e rrezikshme dhe nxitëse”

Populli britanik nuk dëshiron këtë “gjuhë të rrezikshme dhe nxitëse”, tha një zëdhënës i kryeministrit Starmer. Mbretëria e Bashkuar është “një vend i drejtë, tolerant dhe me dinjitet”, tha zëdhënësi. Me të tilla deklarime “provokohet dhunë dhe intimidim në rrugët tona”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe politikanë të tjerë britanikë i dënuan deklaratat e miliarderit. Ministri i Ekonomisë Peter Kyle tha, se deklaratat e Elon Musk-utishin “diçka e pakuptueshme” dhe “absolutisht të papërshtatshme”. Sidoqoftë manifestimi i protestës tregoi, se e drejta dhe liria e shprehjes së mendimit janë në nivelin e duhur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryetari i liberal-demokratëve, Ed Davey, e akuzoi Musk-un, se po ndërhyn në demokracinë britanike. Gjithashtu, sipas tij, Musk është përpjekur “të nxisë dhunë në rrugët tona”. Ai tha, se Starmer nuk duhet t’i japë më porosi qeveritare koncernit Tesla.

Mund t'ju interesojë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Para 26 minutash
Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Para 51 minutash
Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj...

Para 56 minutash

Gjatë manifestimit masiv të skenës së djathtë me mbi 110.000 pjesëmarrës në qendër të Londrës Musk u lidh përmes video-konferencës. Në fjalën e tij ai tha, se opinioni britanik ka “frikë të ushtrojë lirinë e mendimit”. Media publike, BBC, sipas Musk, është “bashkëfajtore në shkatërrimin e Britanisë së Madhe”.

Muks iu referua edhe temave të emigracionit dhe Brexitit. Duke iu drejtuar demonstruesve të së djathtës ai tha: “Nëse ju zgjidhni dhunën ose jo, dhuna vjen tek juve. Ose mbrohuni, ose do të vdisni (…).” Musk kërkoi shpërbërjen e parlamentit në Londër dhe zëvendësimin e qeverisë laburiste të Stramerit.

Musk edhe më parë e ka sulmuar verbalisht qeverinë dhe opinionin publik britanik dhe ngjashëm si qeveria Trump ai kritikon, se në Mbretërinë e Bashkuar është rrezikuar në mënyrë akute liria e shprehjes së mendimit. Musk mban lidhje me ekstremistin e djathtë britanik, Tommy Robinson dhe gjatë fjalimit përmes videokonferencës kjo lidhje ndërmjet tyre doli sërish në  pah.

Tema emigracionit ilegal në Britaninë e Madhe ka ndezur debatet, veçanërisht sa ka të bëjë me mbërritjen e migrantëve me barka të vogla përmes Kanalit të Lamanshit. Që nga fillimi i vitit përmes kësaj rruge kanë mbërritur në Britaninë e Madhe mbi 30.000 vetë. Strehimi i azilkërkuesve nëpër hotele shkaktoi protesta gjatë verës./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 26 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 51 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 56 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 1 ore

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.