LRI, bazë e fortë e LSI
Lëvizja Rinore për Integrim zhvillon konventën zgjedhore në qytetin e Korçës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishte Kryetari i LRI-së,Endrit_Braimllari, deputetja Kejdi_Mehmetaj, dhe deputeti i qarkut Korçë Piro_Kapurani, si edhe përfaqësues të tjerë të LRI-së në qarkun e Korçës.
Në fjalën e saj, deputetja e Kejdi Mehmetaj, njëkohësisht edhe Nënkryetare e LRI-së theksoi se ky forum rinor që nga themelimi i tij ka arritur që t’i bëj ballë sfidave dhe të çojë drejt suksesit zotimet e ndërmarra për të rinjtë shqiptar. “Ne si LRI përgjatë këtyre viteve kemi arritur shumë gjëra dhe bashkë kemi punuar për të sjell në jetë projekti që i kemi zhvilluar në bazë të konsultimeve, gjëra që kemi zhvilluar me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë. Së pari jemi krenar që kemi të përfaqësuar gjithandej me anëtar të LRI-së në Këshillat Bashkiak ashtu siç këtu në Korçë, po ashtu në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë. Flasim sot për një premtim të mbajtur për praktikat e punës, ishte premtim i ynë i vitit 2012 dhe sot gëzojmë një program kombëtar të praktikave të punës ku mbi 1200 të rinj në çdo fazë të këtij programi i bashkohen administratës shtetërore për të marrë praktika dhe për të qenë të zotë në profesionin e tyre, por mbi të gjitha një pjesë e mirë e tyre arrin ti bashkohen këtyre institucioneve dhe të jenë profesionistët e rinj të Shqipërisë. Nga ana tjetër, një premtim tjetër i yni i bërë realitet, jo më larg se një javë më parë, ka qenë ligji për punën vullnetare, ligji për Vullnetarizmin. Sot është realitet dhe shumë shpejt presim që me aktet nënligjore të vihet në zbatim dhe jam e siguritë që Korça do të jetë ndër të parat Bashki që do të tregojë se sa e rëndësishme është puna vullnetare, sa e rëndësishme është të jemi solidar në komunitet dhe sa e rëndësishme është që mos e japin kontributin tonë vetëm në familjet tona, por të dalim atje ku secili ka nevojë për ne. Shumë pretime të tjera të cilat priten të bëhen realitet, por unë jam shumë krenare të them që këto premtime do ti bëj realitet vajzat e djemtë e mrekullueshëm që kandidojnë sot jo vetëm për Bashkinë e Korçës për të qenë kryetar të LRI-së në Bashkinë e Korçës, por të qenë pjesë e ekipeve drejtuese në të gjithë Shqipërinë”,- theksoi deputetja Kejdi Mehmetaj.
Ndërsa kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari në fjalën e tij përpara anëtarëve të Lëvizjes Rinore për Integrim tha se Korça është një sfidë e madhe për të gjithë Shqipërinë pasi është një qytet që është shembulli i qytetarisë. “Korça është një sfidë e madhe për të gjithë Shqipërinë, sepse në Korçë ka të rinj dhe të reja të motivuar, arsimuar, ka të rinj dhe të reja të cilët duan të jenë aktiv dhe ka të rinj dhe të reja që na përfaqësojnë kudo, jo vetëm këtu në Korçë por edhe në Tiranë. Dhe ndaj ne e kemi për krenari kur vijmë në Korçë, e kemi për krenari kur jemi pjesë e takimeve të LRI-së së Korçës sepse krenohemi me ketë frymë bashkëpunimi, krenohemi me këtë energji pozitive e ci la duhet të transmetohet kudo, në çdo derë të ço korçari sepse Korça dhe Shqipëria ka nevojë për energjinë pozitive, Korça dhe Shqipëria ka nevojë për më shumë dashuri, për më shumë mirënjohje, për më shumë respekt ndaj njëri tjetrit, sepse fundi i fundit, nëse ne i trashëgojmë këto virtyte në çdo shtëpi, në çdo familje, tek çdo i ri të jemi të bindur që edhe Shqipëria do të jetë shumë herë më e mirë, do të jeni të bindur që edhe sfidat tona do të fitohen sepse shpesh herë sfidat nuk fitohen vetëm me politikën, por sfidat fitohen me qytetarinë. Dhe Korça është shembulli më i mirë i qytetarisë”,- tha Kryetari i LRI-së.
Në vijim të fjalës së tij, Endrit Braimllari tha se “Për ta bërë rininë shqiptare sfiduese dhe për ta bërë rininë shqiptare të aftë dhe të përballojë sfidat e vendit na duhen të rinj dhe të reja që ngrejë kauza. Ky është modeli dhe fryma që ne duhet të përçojmë kudo. Modeli dhe fryma jonë është shërbimi ndaj rinisë dhe ne këtë nuk duhet ta harrojmë”.
Deputeti i LSI-së për qarkun e Korçës, z. Pirro Kapurani tha përara anëtarëve të LRI-së se “Qëllimi dhe thelbi ynë është që të mos mbetemi brenda një strukture të mbyllur por të jemi sa më aktiv dhe të jemi sa më afër LSI-së”
Kandidati për kryetar të LRI-së, Klevi Pojani në fjalën e tij përpara anëtarëve të Lëvizjes Rinore për Integrim theksoi se gara për kryetar të LRI-së nuk është një garë mes kandidatëve por një garë idesh dhe vizioni. “LRI u krijua për të qenë forumi rinor i cili do të ishte risi në çdo drejtim dhe ndër vite me kauzat që ka ngritur dhe ka arritur të korr sukses. Them këtë siguri se jemi borxh brezave të mëparshëm, jemi borxh dhe mirënjohje të sinqertë, dhe sot i detyrohem një premtim se do të punojmë me vetëmohim dhe deri në përmbushjen e atyre objektivave që do të na diktojë e ardhmja dhe kërkesat e rinis. Kjo do të jetë një garë idesh, vizionesh dhe platformash. Kurrsesi një garë individësh. Për ne që në krye të radhës, kjo garë e ka një fitues. Kjo garë ka fitues rininë shqiptare e cila nëpërmjet LRI-së shikon të vetmet rrugë për tu bërë pjesë e vendimmarrjes dhe politikë bërjes”,- tha kandidati për kryetar të LRI-së Klevi Pojana.
Ndërsa kandidatja për Kryetare të LRI-së, Floida Kërpaçi, tha se gara për kryetar nuk është një garë për pozicion, por në garë idesh dhe vizioni.”Jam e bindur se sfidat që ju po kaloni sot, po zhvillojnë brenda jush forcën që do ju duhet për të përballuar të nesërmen! Gara jonë nuk synon postin partiak , ne garojmë që të rinjtë të kenë më shumë punësim , shërbim, solidaritet , bashkëpunim , të drejta të barabarta! Së bashku, ne do të kalojmë cdo sfidë! Suksese kandidatëve, suksese LRI e Korçës në këto zgjedhje që po zhvilloni! Është koha për rini!Është koha për një Shqipëri pozitive!”,- tha kandidatja për kryetare të LRI-së, Floida Kërpaçi.
Më pas anëtarët e LRI-së zhvilluan votimin për kryetar të LRI-së për Bashkinë e Korçës sipas parimit një anëtar një votë.Pas numërimit, fitues për kryetar të Lëvizjes Rinore për Integrim në Bashkinë e Korçës u zgjodh Petrika_Mele.