LSI depoziton në Kuvend një projektligj për vullnetarizmin

 

“Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë gjithmonë shumë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për sa i takon problemeve të të rinjve dhe reflektimit të interesit rinor në ligjet apo paketat që kemi diskutuar e miratuar.Sot kemi depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj të munguar dhe shumë të kërkuar nga të rinjtë dhe shoqëria civile, ligjin për vullnetarizmin.Ai ka qenë një ndër pikat tona kryesore në programin për rininë dhe sot ndihemi mirë që më në fund mund ta shtyjmë këtë proces përpara”.

K”shtu u shpreh sot deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, duke shtuar se puna për hartimin e këtij ligji ka nisur rreth dy vite më parë dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një ligj, por për një politikë të dedikuar për vullnetarizmin.

“Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë punuar për rreth dy vite në konsultime të vazhdueshme me shoqërinë civile dhe të rinjtë në gjithë Shqipërinë, duke e shoqëruar këtë dhe me mjaft aksione konkrete të vullnetarizmit nga ana e LRI-së, e cila ka provuar në terren domosdoshmërinë e madhe të këtij ligji. Aksione këto që kanë qenë të larmishme të shumta dhe kanë prekur një sërë fushash të vullnetarizmit.

Këto janë shtrirë përgjatë në kohë qysh prej themelimit të LRI-së si organizatë.

Interesi i të rinjve dhe qytetarëve është gjithmonë e më shumë në rritje sa i takon punës vullnetare dhe dëshirës për të qenë aktiv në komunitet dhe social në përditshmëri, por mungesën e një strategjie për vullnetarizmin dhe një kuadri ligjor rregullator në këtë aspekt e bën të vështirë për institucionet të hapin dyert për vullnetarët dhe gati të pamundur për qytetarët të tregohen vullnetarë ose të kryejnë punë vullnetare.

Ndër shtysat kryesore për të punuar me këtë ligj, përveç kërkesës së drejtpërdrejtë të të rinjve, ishin edhe benefitet, që sjell vullnetarizmi në shoqëri. Impakti që ka tek vullnetarët drejtpërdrejtë, duke zhvilluar tek ata ndjenja humane dhe duke i bërë më të përgjegjshëm”, sqaroi ajo.

Duke përfunduar se impakti që ka për shoqërinë në tërësi në aspektin social dhe në zhvillimin e demokracisë dhe impakti pozitiv që krijohet në ekonominë e vendit është tashmë gjerësisht i provuar.

 

SHKARKO APP