LSI publikon pamjet: Banorët në Durrës të rrethuar nga përmbytja sa herë që bie shi
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon denoncimet e situatës së rëndë që po kalojnë banorët e Durrësit në këto ditë kur vendi është përfshirë nga reshje të mëdha të shiut, që kanë shkaktuar dhe përmbytje të mëdha në Qarkun e Durrësit.
Zëvendëskryetari i LSI-së në Durrës, Bujar Dhima në një reagim përmes rrjeteve sociale, teksa publikon dhe pamjet nga situata, shprehet se banorët në Durrës të rrethuar nga përmbytja sa herë që bie shi.
“Banorët në Durrës të rrethuar nga përmbytja sa herë që bie shi.
Edhe pas ditëve me shi Durrësi mbetet i përmbytur.
Pavarësisht ankesave drejtuar bashkisë as edhe një masë nuk është marrë.
Të gjithë së bashku më 25 prill për një qeverisje të përgjegjshme”, shprehet Bujar Dhima, Zv/Kryetar i LSI Durrës.