Lu: Jam tronditur nga vajzat shqiptare të trafikuara

 

“Kur vizitova strehëzat e viktimave të trafikut u trondita, pashë vajza të reja jo më të mëdha në moshë se fëmijët e mi, që meritojnë jetë më të mirë se sa kanë jetuar tani”.

Kështu deklaroi sot ambasadori i SHBA­-ve, Donald Lu, në konferencën për trafikimin, ku sipas tij, duhet më shumë ndërgjegjësim në luftën kundër tijsi dhe se mbetet ende punë sa i përket ndjekjes penale të trafikuesve.

“Kaosi i tranzicionit lejoi që grupe të krimit dhe trafikues njerëzish t'i bënin pre të tyre gratë dhe vajzat shqiptare…

Që prej 2014-ës, Shqipëra ka nisur trajnimet e zyrtarëve për të ndihmuar viktimat e trafikut, po paguan rroga për profesionistët. Mbetet ende punë në fushën e ndjekjes penale të trafikuesve, të mbrojtjes së vitimave. Ju duhet të jeni krenarë që Shqipëria ka OJQ të përkushtura, të drejtuara prej grash e burrash jashtëzakonisht të guximshëm. Këta punonjës janë heronjtë e vërtetë të Shqipqërisë. Përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin”,­ tha Lu më tej. 

SHKARKO APP