Lufta kundër krimit dhe kanabisit, zv/drejtori i Europol takon Çakon në Tiranë

Një delegacioni i lartë i nga Europoli i kryesuar nga zv/drejtori i këtij institucioni, Oldrich Martinu ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku kanë zhvilluar një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako.  Tema kryesore e diskutimeve midis tyre është lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe lëndëve narkotike, kundër pastrimit të parave, krimit kibernetik, radikalizmit dhe terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe armëve, migracionit të paligjshëm, etj.

Z.Martinu ka premtuar një zgjerim të bashkëpunimit në të ardhmen me Shqipërinë për të luftuar këto fenomene.

Martinu: Jemi mjaft të kënaqur me bashkëpunimin me Shqipërinë pasi janë përdorur të gjitha mënyrat e mundshme të bashkëpunimit. Duke parë edhe numrin e madh të shkëmbimit të informacionit me anë të platformës së Sienës. Po të shikojmë rastet që kemi ndërmarrë, që janë nisur nga ju ose janë nisur nga shtete të tjera ose nga ana jonë, duket qartë që është rritur mjaft numri i rasteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që kur kam vizituar për herë të parë Shqipërinë në vitin 1998 shikoj që janë bërë shumë ndryshime dhe është me e lehtë të bashkëpunosh. Keni ndërtuar respekt dhe besim me partneret e tjerë të Bashkimit Europian . Do përdorim të gjitha mënyrat e mundshme dhe të gjitha kapacitetet e Europolit për të forcuar akoma më shumë bashkëpunimin në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako vlerësoi edhe një herë bashkëpunimin e shkëlqyer me një nga organizmat më të rëndësishme të Bashkimit Evropian sikurse është Evropol ku cilësoi se Policia e Shtetit Shqiptar është e fokusuar fuqishëm në drejtim të realizimit me sukses të objektivave dhe prioriteteve të saj.

Gjithashtu Z.Çako theksoi se është mjaft i rëndësishëm intesifikimi në vijim i këtij bashkëpunimi, asistenca e Europol në kuadër të shkëmbimit të informacionit, prezencës dhe trajnimit të oficerëve të Policisë Shqiptare dhe njohjen me praktikat dhe përvojat më të mira të cilat janë të domosdoshme për të rritur kapacitetet dhe për të investiguar sa më mirë implikimin por edhe funksionimin e organizatave kriminale në të gjitha fushat ku ato ushtrojnë aktivitetin kriminal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?