”Luftë” plumbash në Fierzë, familjarët: Jemi të kërcënuar
Në Fierzë, një familje ndihet e kërcënuar, pasi disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të banesës së Leku Ndout. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Porav.
Supozohet se ngjarja ka lidhje dhe me furgonion që u qëllua me armë një ditë më parë. Pak pas ngjarjes familjarët kanë lënë banesën, ndërsa shprehen se ndihen të rrezikuar për jetën pasi janë të kërcënuar.
Po ashtu ka dyshime se Lek Ndou kishte konflikt me djalin e shoferit të furgonit, ku ky i fundit u sulmua me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:00 pranë zonës së njohur si “Gropa” në Fierzë.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa furgoni me targë AA982MG që kthehej nga Tirana drejt Fierzës, është prekur nga tre plumba. Kujtojmë se tre javë me parë ndaj banesës së Ndout u qëllua me breshëri plumbash.
KOHA JONË SONDAZH

