Luiz Ejlli ironizon Ramën: Mos dil në mëngjes te kazani i djegur, deputetët dhe ministrat nuk flasin dot
Luiz Ejlli flet për protestën dhe kritikon qasjen e kryeministrit Edi Rama, që del dhe flet mëngjes afër koshave që janë djegur. Sipas tij, qytetarët përballen me probleme të shumta dhe institucionet duhet të tregojnë gatishmëri për të dialoguar me ta, për të dëgjuar shqetësimet dhe për të gjetur zgjidhje konkrete, në vend që të kërkojnë llogari se kush i ka nxitur të protestojnë.
I ftuar sonte në ”Top Story”, Ejlli vlerësoi gjithashtu se protesta paqësore kishte përcjellë një mesazh të rëndësishëm, por, sipas tij, nuk mori vëmendjen e duhur. Duke iu referuar ngjarjeve të vitit 1997 dhe 21 janarit 2011, ai tha se nuk dëshiron që politika shqiptare të përsërisë skenarë të dhunshëm.
Në fjalën e tij, moderatori ngriti shqetësimin edhe për mungesën e komunikimit mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre politikë. Ai kritikoi heshtjen e deputetëve dhe ministrave, duke argumentuar se situata kërkon reagim dhe përballje të drejtpërdrejtë me problemet.
Muzaka: Janë policë që janë pezulluar. Edhe policët janë bijë dhe bija të dikujt. Janë ditë të vështira për të gjithë.
Luizi: Është dhe një video tjetër te Piramida.
Muzaka: Të dyja rastet janë identifikuar dhe janë marrë masa të menjëhershme. Kryefjala jonë ka qenë vetëkontrolli.

