Lukovë/Festa e ullirit, promovohen produktet lokale

Bashkia e Himarës së bashku me GIZ organizuan festën e Ullirit, e cila kishte në thelb njohjen potencialeve që ofron zona. Lukova ka pritur në fundjavë shumë qytetarë, të cilët kanë pasur interes të njihen me një prej produkteve më tradicionale të zonës siç është ulliri.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, u shpreh se Festa e Ullirit është një mundësi për të prezantuar vlerat e ullirit, por edhe bukuritë në turizëm.

”E rëndësishme është që këto festa të kthehen në traditë nga specialistët që i organizojnë kaq bukur, të mësojmë dhe ne si vendas këtu dhe ti organizojmë vetë në bashkëpunim me ata që përpunojnë vajin, me ata që mbledhin prodhimet e ullirit, por dhe me ata që duan të merren dhe tregtojnë këtë vaj që është një nga produktet më të mira që ka zona”.

SHKARKO APP