FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

Qeveria Rama njoftoi të hënën se ka marrë vendim për ta shpallur Park Kombëtar, lumin Vjosa, i cili konsiderohet si lumi i fundit i egër i Europës.

Ky vendim ofron një mbrojtje shumë më të lartë se ajo aktuale si Park Natyror. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro bëri të ditur se sipërfaqja e mbrojur shkon në mbi 12700 hektarë duke përfshirë jo vetëm sipërfaqen ujore, por dhe tre degët e lumit, Drinosin, Bënçën dhe Shushicën, si dhe sipërfaqe të tjera tokësore.

Sipas zonjës Kumbaro, pas këtij akti do të nisë një tjetër fazë, ajo e “hartimit të planit të menaxhimit dhe të gjithë masterplanit të zonës, për të parë se ku mund të zhvillohen ekonomi tradicionale, ekoturizëm, apo dhe se ku do të jetë pjesa e mbrojtjes strikte e ku nuk do mund të ndërhyhet fare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shumë vite me radhë shoqata të ndryshme mjedisore, jo vetëm vendase, kanë ngritur zërin për mbrojtjen e Vjosës. Përgjatë rrjedhës së lumit ishte parashikuar ndërtimi i disa dhjetra hidrocentraleve, të cilat nuk do mund të realizohen me përfshirjen e Vjosës në kategorinë e një Parku Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vjosa, e cila buron në Greqi, ka një gjatësi prej 272 kilometrash, nga të cilat 192 në territorin shqiptar. Ajo shërben si habitat i mbi 1100 specieve, ndër të cilat 13 janë gjallesa në rrezik zhdukje në rang global.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?