Lushnje, i riu 22 vjeçar humb kontrollin e makinës, përplaset për vdekje me murin e shtëpisë
Aktualitet E Diel, 9 Maj 2021 05:18
Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Mërtish të Lushnjes ku si pasojë ka humbur jetën një 22 vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Divjakë- Kërmishtaj.
22 vjeçari Jovan Rrushi ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip Benz dhe është përplasur me murin e një banese.
Impakti ka qenë i fortë dhe i riu nga Divjaka ka humbur jetën në vend. Aksidenti, raporton policia, ka ndodhur rreth orës 1:30.

