Lushnje, kalon rrugën për të parë një kufomë në kanal. E shtyp makina

Një person ka gjetur vdekjen në autostradën Lushnje – Rrogozhinë.

Ngjarja u regjistruar në orët e mbrëmjes, ndërsa viktimë ka mbetur një kalimtar.

55-vjeçari, Agim Duka është përplasur nga një furgon teksa po kalonte në anën tjetër të rrugës.

Si për ironi të fatit mësohet se Duka po kalonte rrugën për të parë një trup të dekompozuar në një kanal, që sipas policisë dyshohet të jetë po viktimë e një aksidenti, raporton Ora News.

Policia ka nisur hetimet për bardhjen e plotë të aksidentit.

SHKARKO APP