Magazina në Ishëm ku thahej droga, arrestohen 2 persona

Tre ditë pas zbulimit të shtëpisë-magazinë në Rrotull të Ishmit ku thahej dhe paketohej kanabisi, janë arrestuar dy persona. Burime nga drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se në pranga ranë Julian Dama dhe Altin Lleshi, të cilët akuzohet se kryerin transportin e punëtorëve.

DEKLARATA

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së datës 22.09.2016, ku sekuestruan 300 kg Cannabis Sattiva.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndalohen dy shtetas. Në vijim të njoftimit të datës 22.09. 2016, ku në fshatin Rrotull, Ishëm u konstatua një banesë, e cila ishte përshtatur për pastrimin, tharjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike dhe u sekuestruan 300 kg Cannabis Sattiva, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të hetimeve kanë ndaluar shtetasit e mëposhtëm:

Swiss Digital Mobile Reklama
  • Julian Dama 27 vjeç, banues në Shkafane;
  • Altin Lleshi 32 vjeç, banues në Hamallaj.

Shtetasit e mësipërm, me mjetin tip furgon me targa AA 039 BK, në pronësi të shtetasit Julian Dama dhe automjetin tip Peugeot me targa AA 892 LP, në pronësi të shtetasit Altin Lleshi, kryenin funksionin e transportuesve të punëtorëve.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/1, 25 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?