Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe, me një lartësi rreth 2,100 metra mbi nivelin e detit, është shndërruar vitet e fundit në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj.

Shtegu drejt majës është i shënuar dhe ofron pamje mahnitëse, burime uji të freskët dhe ajër të pastër gjatë gjithë rrugës, duke e bërë atë ideal për ecje dhe aktivitete sportive malore.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ky destinacion, si një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar bukuritë e Alpeve Shqiptare.

Për të arritur në majë, vizitorët duhet të ecin për rreth 2 orë e gjysmë nëpër pyje dhe hapësira të gjelbra.

Për ata që kërkojnë më shumë sfida, Maja e Vajushës është pjesë e garës “Bear Trail”, një aktivitet prej 10 kilometrash me 640 metra ngjitje, që zhvillohet si pjesë e “N’Altitude Festival”, festival që promovon turizmin aktiv dhe natyrën e paprekur të zonës.

SHKARKO APP