Majlinda Keta: Nëse universitetet janë keqadministruar, faji i qeverisë, ka shumicën në borde

Pedagogia Majlinda Keta e ftuar në edicionin qendror të lajmeve në TV Ora, ka folur për paktin për universitetin.

Keta është shprehur se nëse universitet janë keqqeverisur kjo është për faj të ministrisë dhe qeverisë, pasi kanë pasur pjesën dërrmuese të bordeve.

Majlinda Keta: Universiteti sot është Shqipëria e pas 10- 20 viteve. Nëse sot çalojmë në një kulturë demokratike, universiteti duhet të jetë modeli i modeleve që çlirohet nga elementet e kriminalizimit të figurës.

Ne kemi dy pushtete; pushtetin e rektorit dhe atë të lirisë dhe administrimit financiar. Bordi i administrimit është totalisht i pavarur nga rektori. Që do të thotë se rektori do të mbante për të progresuar akademikisht dhe në kërkimin shkencor universitetin dhe pjesa administore do të ishte në mbështetje të këtij të parit. Ajo që kam vënë re në 4 vite është tendenca e rektorëve për të marrë pushtet kundrejt pjesës së administrimit dhe menaxhimit.  

Me udhëzimin 27-29 të dhjetorit 2019, ku ministria nuk i ndau siç duhet hapësirat e kompetencave dhe përgjegjësive solli dëme të shumta.  

Këtu kemi të bëjmë me një financë publike që është taksapaguesi. Për të ardhur tendenca e kryeministri për të denigruar punën e akademizmit apo për të iniciuar ide për keqabuzim në bordet e administrimit. Mendoj se qeveria shqiptare me përfaqësuesit që ka pasur në bordet e administrimit ka qenë ajo përgjegjëse nëse janë keqadministruar, pasi të gjitha bordet e universiteteve publike në vend, ne krye e në maxhorancë kanë përfaqësuesit e qeverisë.” 

Protesta e studenteve

“Protesta e studentëve përtej universitetit, tronditi qeverinë dhe shtetin shqiptar tek universiteti. Do isha shumë e kënaqur nëse në mendjen e studenteve ekziston protesta. Në ka një masë që këtë vend do ta sjellë në ujdinë e funksionalizmit demokratik është protesta studentore. Pjesa elevizjeve politike po tregon ku ka shkuar, pjesa e lëvizjeve studentore me objektiva të qarta do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në demokraci funksionale. Nëse e kanë në mëndje ato përsëri duhet të gjykojnë çfarë do të kërkojnë dhe përse do të ngrihen. 

SHKARKO APP