Makina “Benz” merr flakë në ecje e sipër, dyshimet e para
Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në ecje e sipër. Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fier-Lushnje, në Vajkan.
Sipas policisë, në timon ka qenë shtetasi A.Z dhe paraprakisht dyshohet për difekt në pjesën e motorrit.
Informacion paraprak
Në datën 05.01.2019, rreth orës 09:25, në rrugën Fier-Lushnje, në Vajkan, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z, në ecje e sipër ka marë flakë.
Paraprakisht dyshohet për difekt në pjesën e motorrit.
Në vendin e ngjarjes u dërgua zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

