Makina me topa 50-çe/ Rama: Skenë e tmerrshme, fatmirësisht pa viktima

Kryeministri Edi Rama, thotë se ngjarja në Malleqarë, ku një makinë u kap me lekë, është një skemë e tmerrshme dhe se fatmirësisht pa viktima.

”Kjo është skenë e tmerrshme. Këtu fatmirësisht nuk ka viktima (Në Maqellarë). Preshi po, e sqaron policia dhe prokuroria, jo këta. Që bëjnë Shqipërinë të duket si një vend që kanë ardhur ‘hutut’ zulutë’. Këto skena Shqipëria i ka parë shumë kohë më parë. Po rikthehen nga PD. Unë po përgjigjem.

Ku i njeh ti ata njerëz që kanë qenë në makinë. Akuzat që ngrihen janë pjesë e të njëjtës strategji që vazhdon për të ndotur maksimalisht procesin dhe PS. Ata që bëjnë akuzat i kanë duart me gjak.

I kanë marrë jetën një njeriu dhe kanë plagosur një punonjëse policie. Ftoj qytetarët nëse skena, nëse grupi paramilitarë do të ishte i PS dhe Balla do të mbante fjalim para viktimës. Personat janë ndaluar dhe janë në prokurori. Gjyqin ia bën drejtësia”,-tha Rama.

SHKARKO APP