Makina përplas policin në Kuçovë

Një polic ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Kuçovë, pasi e ka aksidentuar me makinë një 37-vjeçar. Mësohet se patrulla e Policisë së Rendit e ndaloi 37-vjeçarin që udhëtonte me një mjet tip “Benz Mercedez” me targa të Krujës, dhe i ka kërkuar dokumentet e automjetit.

Por shoferi është konfliktuar me policinë, dhe më pas ka hipur brenda në mjet, dhe ka përplasur një nga policët e patrullës.

Më pas ka xhiruar gomat dhe është larguar nga vendngjarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por vetëm 30 minuta më vonë, 37-vjeçari Ylli Luka është arrestuar në dalje të qytetit të Kuçovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, polici Jonuz Vrapi është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, pasi ka pësuar thyerje në të dyja këmbët, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?