Makina shtrin përtokë këmbësorin në hyrje të Shkodrës, rëndë në spital

Një këmbësor mbeti i plagosur rëndë gjatë paradites së sotme në Shkodër, pasi u përplas nga një automjet. Aksidenti u regjistrua rreth orës 10:00 në hyrje të qytetit, tek vendi i quajtur “Bexhisteni”.

Një makinë tip “Benz” ngjyrë e zezë përplasi një burrë rreth moshës 55-60 vjeç teksa kalonte rrugën, duke e lënë të shtrirë në tokë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit, i cili është transportuar në spitalin e Shkodrës për mjekim dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka nisur hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?