Maks Haxhia: E tmerrshme që avokati të trajtohet njësoj me të pandehurin! Nëse vijohet kështu, nuk ka më procese

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, pas një debati në sallën e gjyqit.

Haxhia e konsideroi “të tmerrshëm” faktin që avokatët po trajtohen njëlloj si të pandehurit dhe u ndal te fryma shqetësuese që po krijohet. Po kështu ai e vuri theksin te indiferenca e KLP.

“E trajtojnë avokatin njësoj me të pandehurin dhe kjo është e tmerrshme. Kodi Penal thotë se kushdo konstaton vepër penale, ka detyrimin të bëjë kallëzim. Avokati ka konstatuar deformim të provave dhe thotë do të bëj kallëzim. Është shqetësues qëndrimi indiferent i KLP dhe titullarëve të drejtësisë. Sot duhet të vinin alarmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është problemi për të vënë para përgjegjësisë një prokuror, por linjën që mbahet. Nëse do të vijohe kështu, nuk do të ketë më procese. Nëse Dhoma e Avokatisë mori vendim të bojkotojë proceset penale, nëse do të jetë kjo frymë, nuk do të zgjidhet ky problem.

Swiss Digital Mobile Reklama

Problemi është më i thellë. Nëse vijohet, këtu nuk ka më procese. Kaq di të them unë. Ato akuza janë qesharake”, tha ndër të tjera Haxhia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?