Malësi e Madhe vihet në pranga 35-vjeçari, i shpallur në kërkim për plagosje me armë zjarri
Aktualitet Kronikë E Diel, 27 Tetor 2024 11:52
Drejtoria e Policisë përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook ka bërë me dije se në Malësinë e Madhe, se i shpalluri në kërkim për plagosje të një shtetasi me armë zjarri në muajin Shkurt të vitit 2024, është kapur dhe vënë në pranga 35-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kapën në Bajzë dhe ndaluan shtetasin E(M). H., 35 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Ky shtetas më datë 29.02.2024, në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe ka plagosur në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.