Maliq, aksident automobilistik me shtatë të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:55, në afërsi të fshatit Pendavinj, Maliq.

Policia e Korçës njofton se, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” furgon, i drejtuar nga shtetasi I. M., dhe një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi B. C.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i furgonit dhe tre pasagjerë në këtë automjet, si dhe tre pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”. Të gjithë të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?