“Maliqi nuk është kurban”, banorët kundër ndryshimit të kufijve territorialë

Bashkia Maliq ka rreth 31 mijë banorë dhe renditet ndër bashkitë më të mëdha të qarkut Korçë. Banorët shprehen të shqetësuar se bashkimi me Korçën mund të sjellë vështirësi në marrjen e shërbimeve, për shkak të distancave të mëdha dhe problemeve infrastrukturore.

Një nga zonat më të largëta është fshati Dushar, ku banorëve u duhen disa orë udhëtim për të shkuar drejt Korçës. Ndërsa Podgoria, një tjetër fshat me distancë të konsiderueshme nga qendra e qarkut, ndodhet rreth 35 kilometra larg qytetit të Korçës.

Banorët e Maliqit argumentojnë se ndryshimi territorial nuk është në interes të komunitetit dhe e konsiderojnë vendimin si një hap politik. Ata shprehen se bashkia ka nevojë për zhvillim dhe investime, jo për humbjen e statusit të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shërbimet do të jenë më larg për qytetarët”, është shqetësimi kryesor i ngritur prej tyre. Sipas banorëve, reforma mund të ndikojë negativisht edhe në sektorin e bujqësisë, një nga burimet kryesore të ekonomisë së zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia Maliq administron rreth 24 mijë hektarë tokë bujqësore, duke qenë ndër zonat më të rëndësishme prodhuese në vend, me kultivim të drithërave, perimeve dhe pemëtarisë.

Qytetarët kërkojnë që Maliqi të ruajë statusin e bashkisë, duke argumentuar se plotëson kriteret për të funksionuar më vete. Ndërkohë, reforma e propozuar nga mazhoranca parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, ndërsa kundërshtimet nga disa zona të prekura kanë vijuar edhe nga kryebashkiakët vendorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?