Mall kontrabandë, nën hetim pronarja e dyqanit të veshjeve dhe ekonomisti

Policia e Vlorës ka nisur procedim penal ndaj pronares së një dyqani veshjesh dhe ekonomistit të saj me akuzën e fshehjes së të ardhurave të mallrave të futur kontrabandë.

Sipas bluve, më datë 10.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin tregëtar në pronësi të 56 vjeçares K.V në lagjen ”24 Maji”, u gjetën një sasi mallrash (veshmbathje) për të cilat kjo shtetase nuk dispononte faturë tatimore të blerjes së tyre.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetësia K.V., i paguante me para kesh në dorë shumën prej 5000 lekë të rinj në muaj shtetasit A.M 52 vjeç (ekonomist) me qëllim që ky i fundit të mbyllte veprimet e tjera në organet tatimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo lloj pagese është kryer për rreth 4 vite me radhe në mënyrë ilegale, pa lidhur asnjë kontratë të ligjshme për kryerjen e pagesave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?