Manastirliu: 52 mijë thirrje, ekipet kanë kryer 11 mijë misione në banesa e zona turistike
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se vetëm gjatë muajit të fundit në Urgjencën Kombëtare kanë mbërritur 52 mijë telefonata. Këto thirrje lidhen padyshim me shqetësimet e qytetarëve kohët e fundit. Po ashtu Manastriliu informon se ekipet shëndetësore kanë kryer 11 mijë misone në banesë dhe në zonat turistike, duke ofruar ndihmën e parë të specializuar për qytetarët në nevojë.
“Më shumë se 52 mijë qytetarë i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare në numrin unik 127 gjatë muajit të fundit, ku kanë marrë këshillime dhe shërbim në kohë dhe me cilësi.
Ekipet tona kanë kryer 11 mijë misione në banesë dhe në zonat turistike, duke ofruar ndihmën e parë të specializuar për qytetarët në nevojë.
Telefononi 127 për çdo urgjencë mjekësore”, shkruan Manastriliu.