Manastirliu apel qytetarëve: Vaksinohuni, qendrat e hapura edhe gjatë fundjavës
Nisur nga rritja e rasteve aktive me covid19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook, ka kërkuar nga qytetarët përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj Covid19 si dhe duke respektuar masat anti-COVID.
Duke ftuar qytetarët për të shfrytëzuar ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv, Manastirliu shkruan se mund të vaksinohen edhe gjatë fundjavës në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.
Postimi i ministres Manastirliu:
🔴 Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me #Covid19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u 💉vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.
🟠Vendos maskën😷
🟡Ruaj distancën↔️
⚪️Laj duart🧼
🟢 Shfrytëzoni ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv👉
🧪Edhe gjatë fundjavës mund të vaksinoheni në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.
#VaksinohuSot🌼
#MbroShëndetin🙏
#VaksinatShpëtojnëJetë💉