Manastirliu: Shkolla verore, projekt-pilot në 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës

Një model i ri i shkollave verore do të pilotohet duke filluar nga data 16 qershor në 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës.

Lajmin e bëri të ditur dy ditë më parë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila publikoi sot edhe programin dhe oraret e shkollës verore. Manastirliu shprehu bindjen se kjo është një përvojë ndryshe, një mundësi e re për nxënësit për të mësuar, krijuar dhe për t’u argëtuar.

Shkolla verore nis më 16 qershor për nxënësit e klasave I-V për një periudhë dyjavore. Këtë vit shkolla verore pilotohet për herë të parë për 1 mijë nxënës, të cilët do të përfitojnë nga shërbimet dhe programet e larmishme që do të ofrohen në këto shkolla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkollat ku do të pilotohet ky program janë: “Emin Duraku”, “Kosova”, “Lasgush Poradeci”, “Avni Rustemi”, “Andrea Stefani”, “Kiço Blushi”, “Qazim Turdiu”, “Klodian Tanushi” në Tiranë, “Halit Çoka” në Kamëz dhe “Eftali Koçi” në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?