Manastirliu takim me inspektorët e ISHSH: Intensifikoni kontrollet në terren, administratë dhe njësi tregtare

Nisur nga rritja e shifrave të pandemisë në vend, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të të gjitha qarqeve në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ministrja Manastirliu thotë se u ka kërkuar intensifikimin e inspektimeve në terren. Po ashtu ajo theksoi domosdoshmërinë e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anti-covid.

”Me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, kërkova intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anti-covid në të gjithë territorin si dhe verifikimin e masave për sigurimin e dokumentit të çertifikatave të vaksinimit, certifikatave të shërimit apo testin e antigenit në strukturat e administratës publike dhe njësitë tregtare që ofrojnë shërbime për qytetarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?