Manastirliu takon Granofff: Forcim i bashkëpunimit me AADF në fushën e arsimit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti sot në një takim kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff.

Në takim ishin të pranishëm dhe anëtarët e Bordit të Menaxhimit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF). Manastirliu dhe Granoff biseduan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit.

”Kënaqësi të takoja Michael Granoff dhe anëtarët e Bordit të Menaxhimit të Fondit Shqiptar-Amerikan të Zhvillimit (AADF), një partner i çmuar i yni për projektet në fushën e teknologjisë dhe kërkimit shkencor, për të forcuar më tej bashkëpunimin në fushën e arsimit”, tha Manastriliu.

SHKARKO APP