Manastirliu takon ministrin italian: Kërkova rivlerësim të masave për udhëtimet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka takuar në Romë homologun e saj Roberto Speranza.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se kanë nënshkruar marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit mes Ministrive të Shëndetësisë për sigurimin e trajtimit falas dhe profilaksisë për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri.

Gjithashtu Manastirliu tha se i kishte kërkuar ministrit italian që të rivlerësojnë vendimin për kufizimet që i janë bërë udhëtarëve shqiptarë për të udhëtuar drejt Italisë.

I kam kërkuar ministrit për të rivlerësuar vendimin në bazë të situatës epidemiologjike për udhëtimin e shqiptarëve drejt Italisë. Do vlerësohet ku vendim sipas periodicitetit bazuar në situatën epidemiologjike. Ajo që duhet vijuar është vaksinimi si e vetmja armë për të kufizuar përhapjen e Covid-19”,-tha ndër të tjera Manastirliu.

SHKARKO APP