Manipulimi i sondazhit, Paloka: Ministrat thjesht ndjekin “bablokun” e manipulimit të votave

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas publikimit nga emisioni “Opinion” në Tv Klan, të një manipulimi të nje sondazhi që bënte fjalë për ministrant e Rilindjes.

“Kur mendon se “rilindja” e ka zbrazur gjithë arsenalin e saj ne vjedhjen dhe manipulimin e votave , ata prape ja dalin te na “befasojnë”.

U kapën duke blerë vota në Korçë në zgjedhjet e pjesshme lokale, pa pasur asnjë nevojë, vetëm dy muaj pasi kishin marrë pushtetin.

Vazhduan me zgjedhjet e Dibrës e më pas me 2017, manipulime të dokumentuara tanimë në dosjet 184 e 339.

Akti i fundit ishte 30 qershori, ku Rama vodhi dhe votimet ku kandidonte me veten…

Po me sa duket “rilindasit” nuk kanë limite; mbrëmë janë vetë-demaskuar prapë, pasi janë kapur duke manipuluar vota në votimin elektronik në një sondazh të emisionit “Opinion”  brenda vetë qeverisë “Rama”.

Në fakt, asgjë nuk ka për t’u habitur; këta “rilindasit” e vegjël, thjesht ndjekin “bablokun” e manipulimit të votave. Rama ka 20 vjet në pushtet, por kurrë nuk është votuar realisht. Që me zgjedhjen e tij në krye të PS për herë të parë, Rama është denoncuar e demaskuar se bleu votat e delegatëve në votimin e dytë (se të parin që u votua drejtë, e humbi). Prej asaj dite e deri më sot, Rama vetëm ka korruptuar, blerë e manipuluar zgjedhjet që e kanë mbajtur në pushtet.

Nuk e di a ka më shqiptar, apo ndërkombëtar që beson realisht se Rama mund të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend, kur këta kapen duke vjedhur dhe vetveten?!”, shprehet Paloka.

SHKARKO APP