Manjani: Drejtësia e Erdoganit më e mirë se ajo ndërkombëtare e montuar në Shqipëri!

Nga Ylli Manjani

Kryetari i bashkisë Stamboll u arrestua në fund të marsit të këtij viti. Në 2 muaj kohë e nxorën në gjyq, e gjykuan dhe, tani kur jemi në mes të qeshorit është gati për dënim.

Nuk dua t’i hyj aspak thelbit të akuzave sepse nuk është ky qëllimi këtu. Ndoshta për nga përmbajtja e tyre biem të gjithë dakord se janë të motivuara politikisht. Por të paktën formalisht sistemi turk nuk të harroka në paraburgim si person nën hetim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shihni ç’ndodh me homologët e tij këtu në Shqipërinë me drejtësi të reformuar ndërkombëtarisht madje. Të harrojnë në paraburgim me muaj e vite madje. “Po hetojmë, e po mbledhim prova”- të thonë prokurorët kur u duhet të vijnë në gjykatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Po pse ore akoma si ke mbledhur provat?!
-Po si e mban tjetrin në paraburgim pa prova?

-Eha! Dhe nënlexojnë nëpër dhëmbë ca nene pa kuptim dhe ca vendime të Gjykatës së Lartë edhe më pa kuptim.

Tani, më falni po të paktën drejtësia e “Sulltanit”, qoftë edhe për motive politike, të jepka “hakun” në kohë të shpejtë.

Kjo drejtësia jonë “ndërkombëtare”, intershtellare biles, të kalb në paraburgim, ku sido të vijë puna në gjykatë, burgun e ke bërë… Pra je faktikisht i dënuar dhe gjykata është thjesht një biçim ALUIZM-i i paraburgosjes!

Nëse është për të zgjedhur, ndërmjet drejtësisë sonë ndërkombëtare dhe asaj kombëtare turke, zgjedh këtë të fundit.

Shteti, edhe kur ta ka me pa të drejtë apo për politikë, prapë duhet të ketë një mimum njerzillëku. Të paktën të gjykon e dënon shpejt. Nuk bën sikur po heton me qëllim që të të bëjë fakt dënimin me paraburgosje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?